Po ngarkohet Veprimtari

 16 – 17 Maj 2025 – Prishtinë

Bëhuni pjesë e ngjarjes më të madhe ekonomike të vitit në Kosovë!

Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Konferencës Ekonomike të Majit, e cila do të mbahet më 16 dhe 17 maj 2025 në Prishtinë.

Ngjarja do të mbledhë qindra përfaqësues të bizneseve nga diaspora dhe nga rajoni, duke ofruar një hapësirë të rëndësishme për takime B2B, panele diskutimi dhe vizita në biznese vendore.

Kjo konferencë është tashmë një pikë kyçe për rrjetëzim dhe zhvillim ekonomik, e njohur për rezultatet konkrete dhe marrëveshjet e arritura ndër vite. Është një mundësi unike për t’u lidhur me aktorë të rëndësishëm ekonomikë dhe për të eksploruar investime strategjike në trojet shqiptare.

Programi i konferencës përfshin:

E premte, 16 maj – Takime B2B –  (Hapja në ora 10:00)

  • Një platformë unike për bizneset prodhuese shqiptare për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre.

  • Mundësi për bizneset nga diaspora të njihen me ofertat dhe të eksplorojnë mundësi të reja bashkëpunimi.

  • Takime me përfaqësues të komunave për të diskutuar potencialin e investimeve.

  • Një mbrëmje festive, ku do të vlerësojmë arritjet e deritanishme dhe do të krijojmë ura të reja bashkëpunimi.

E shtune 17 maj – Vizita në terren (Nisja në ora 10:00)

  • Pjesëmarrësit do të vizitojnë disa nga prodhuesit vendor për të nxitur shkëmbimin e praktikave të mira dhe forcimin e lidhjeve mes bizneseve vendase dhe atyre të diasporës.

Shpërndaje ...