Rrjeti i Bizneseve vizitoj kompaninë: Hekuri GmbH me pronarë: Armend Mehmeti & Astrit Hasani!
Kryesia e Rrjetit, ishte në vizit tek “Hekuri GmbH”, një kompani e suksesshme që operon në Vjenë prej më shumë se 16 vitesh, duke ofruar shërbime në fushën e ndërtimit dhe renovimit në të gjithë Austrinë.
E specializuar në ndërtimin e shtëpive familjare, kjo kompani kujdeset për gjithçka: Nga ndihma për aplikim për kredi, realizmi i planit, ndërtimi dhe finalizimi.
Një fakt që vlen të theksohet: 100% e klientëve të tyre kanë ardhur përmes referimeve, duke dëshmuar për kënaqësinë dhe besimin e plotë që klientët ekzistues kanë ndaj kompanisë.
Si një ekip i ndërtuar mbi vlera familjare dhe bashkëpunim të fortë, shumica e punonjësve kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi për më shumë se një dekadë. Ata kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e kompanisë dhe kënaqësinë e klientëve.
Faleminderit “Hekuri GmbH” për mikpritjen dhe për modelin e shkëlqyer të një kompanie që rritet dhe zhvillohet me përkushtim e profesionalizëm!
Është nder që jeni pjesë e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri!