Në prani të rreth 30 ndërmarrëse shqiptarë me datën 18 maj në Salzburg u bë themelimi i degës së Rrjetit për këtë rajon.
Kjo degë është e 5-ta me radhë pas: Vjenës, Degës së Austrisë së Epërme, degës së Steiermarkut dhe degës së Tirollit.
Kryesia e degës së Salzburgut është kjo:
Nexhmedin Ahmeti
Jehona Berisha
Liri Doko
Shkelzen Balaj
Shyqeri Emërllahu
Fannol Arifi dhe
Fidelino Halo
Ndërsa kryetar u zgjodh: Nexhmedin Ahmeti, nënkryetar Shkelzen Balaj dhe sekretar Betim Bejta.
Dega e Salzburgut u themelua sikur edhe degët tjera: duke u mbajtur zgjedhjet dhe zgjedhur kryesia që do ta udhëheq degën e këtij rajoni:
Të drejtë pjesëmarrje në këto zgjedhje patëm rreth 12 biznemen që udhëheqin ndërmarrje me bazë në këtë rajon. Në takim me afaristët nga Salzburgu, kryesia nga Vjena dhe kryetarët e degëve tjera njoftuan të pranishmit dhe mbarëvajtjen e punës në Rrjet dhe benefitet e të qenurit anëtarë i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri.
Kryetari i Rrjetit të Austrisë, Yll Blakaj, u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e bizneseve nga Salzburgu në takim. Ai tha që Rrjeti çdo ditë e më shumë po e arrin qëllimin kryesorë: bashkimin në një “shtëpi” të ndërmarrësve shqiptarë në Austri dhe ky është shpërblimi më i madh për te, sepse ky bashkim do të thotë: fuqi, potencial dhe sukses edhe më të madh tutje.
Edhe tre kryetarët e degëve: Shyqeri Bytyqi, Ajet Tahiri dhe Qemajl Rexhaj treguan se si funksionojne degët e tyre dhe folën për mundësitë dhe sfidat që i kalojnë si udhëheqës së Degëve të Rrjetit në rajonet e tyre.
Takimi i themelimit të degës u mbajtë në restorantin Strand Cafe Leimüller i pronarës shqiptare Jehona Berisha.
Degës së Salzburgut i urojmë sukses dhe punë të mbarë në zgjerimin e Rrjetit edhe me ndërmarrës tjerë nga kjo zonë.