Në Dusseldorf u takuan kryesitë e degëve të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në nivel të Evropës. Ata që i udhëheqin me qindra ndërmarrje shqiptarë në diasporë, ishin në një takim të përbashkët pune, për ti koordinuar hapat e mëtutjeshëm të punës së Rrjetit në nivel të Evropës.
Kjo organizatë e madhe që tashmë ka në vete rreth 30 degë në gjithë Evropën, po e tejkalon fazën e takimeve miqësore dhe të karakterit njoftues dhe po kalon në fazën konkrete të propozimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, gjithmonë me objektivë për të investuar në vendet tona të origjinës.
Lazim Destani, kryetari i nderit i Rrjetit Global të Diasporës Shqiptare dhe njëherësh themeluesi i ndërmarrjes internacionale “Ekolog” tha që rrjeti duhet të kaloj në fazën e konkretizimit të punës dhe avancimit të projekteve tona të përbashkëta.
Në këtë takim pune ai tha që “Përgjegjësia jonë si biznesmen të diasporës është e madhe ndaj popullit tonë, dhe potencoj fuqinë që e ka diaspora për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë tonë, duke qenë të bashkuar, pa dallim a vjen nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, “ngase në Diasporë ne jemi të gjithë bashkë”.
Në këtë takim të organizuar nga kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare për Evropë, z. Yll Blakaj, u diskutua për statutin e organizatës, u rekomanduan propozime dhe punua që drafti final i këtij statuti të jetë i gatshëm për shtator të këtij viti.
“Ky takim i ynë është një parapërgatitje për takimin e shtatorit. Një mundësi për diskutim rreth statutit, një mundësi për të dëgjuar kryetarët e degëve se si kanë punuar në vendet e tyre, çfarë suksese dhe sfida kanë pasur ndërkohë” ka thënë Blakaj.
Profesori i njohur Abdylmenaf Bexheti, i cili ka përgatitur infrastrukturën ligjore të RRBDSH-së nga fillimi, prezetoj para kryesisë së degëve të Evropës, draftin e statutit dhe përmbledhi dhe elaboroj pikat kyqe që statuti i rregullon dhe parasheh.
Ai morri disa rekomandime interesante, të cilat do t’i inkorporoj në draftin final dhe gjithçka do të jetë gati për takimin qëndror që do të mbahet në shtator.
Në muajin shtator përveç votimit të statutit, RRBDSH-ja organizon zgjedhjet e kryesisë dhe votohet se kush do të udhëheq organizatën katër vitet e ardhshme.
Në takimin e Dusseldorfit, ku nikoqir ishte presidenti i nderit, z. Lazim Destani, kontributin e tyre në mbarëvajtjen e punës e dhanë kryesitë e degëve që ishin kontruktivë dhe të vendosur për të vazhduar punën e përbashkët duke pas secili idealin e madhe, që kjo organizatë të bashkoj edhe më tutje ndërmarrësit shqiptarë kudo që janë.
“Kurrë s’e kisha parë Rrjetin kaq homogjen dhe në një vijë mendimi. Duke qenë në rolin e kryetarit të nderit, e çmoj lart ruajtjen dhe forcimin e unitetit pasi këto paraqesin pikënisjen tonë parësore statutare por edhe njerëzore. me permbushi edhe shpirtnisht këtë mision të suksesshem” ka thënë z. Destani.
Në këtë takim u arrit edhe marrëveshje e unifikimit të dy degëve që vepronin në Gjermani deri tash dhe tutje Gjermania do të përfaqësohet vetëm me një degë të Rrjetit.
Kryetari i degës tashmë të unifikuar u zgjodh z. Nazmi Viqa dhe nënkryetar i parë z. Mustaf Abazi, të dytë biznesmenë shembull për sukses dhe punë.
Në këtë takim, i cili nga të pranishmit u quajtë si takimi më i mirë i punës nga krijimi i rrjetit deri tash, ishin të pranishëm: Lazim Destani, Abdylmenaf Bexheti, Austri: Yll Blakaj, Lindita Fetiu Sina, Zvicër: Qamil Jusufi, Mirela Mezani, Gjermani: Bekim Brestovci, Nazmi Viqa dhe Gani Nuha, Vllaznim Kelmendi, Londër: Artan Llabjani, Eriona Barakutaj, Finland: Omer Nura, Berlin: Mustaf Abazi, Burim Mehmeti, Francë: Hasis Vardar, Astrit Hashani, Ismet Mehmeti, Itali: Vat Marashi, Slloveni: Tahir Maliqaj, Bruksel: Amet Gjanaj.