Po ngarkohet Veprimtari

Të nderuar afaristë shqiptarë në Diasporë, të nderuar anëtarë të Rrjetit të bizneseve shqiptare, me knaqësi ju ftojmë në Konferencën Ekonomike të Diasporës Shqiptare në Evropë – B2B në Prishtinë.

Është një event i organizuar me përkushtim nga Rrjeti ynë dhe një hap më afër qëllimit tonë final përafrimit me bizneset vendore dhe shikimin e mundësive për investime aty ku është qëllimi ynë, pra në vendin tonë.

Forumi përveç tjerash do të përmbajë takime B2B, panel ekonomik, vizita në komuna dhe në ndërmarrje të suksesshme në Kosovë, Darkë Solemne etj.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë të ritakohemi në Prishtinë edhe ne mes vete nga gjithë Diaspora.

Ju lutem konfirmojeni pjesëmarrjen tek kryesitë tuaja dhe bëhuni pjesë e 350 – 400 bizneseve që do të jenë në Kosovë, ato ditë maji. P.S. Pararezervimet janë bërë në Hotel Emerald dhe Hotel Swiss Diamont – Prishtinë.

Në këtë link i gjeni të dhënat rreth AGJENDËS dhe REGJISTRIMIT për B2B.

 

 

Regjistrimi për pjesëmarrje është i obligueshëm.

Ju mirëpresim,

Organizatori:
Kryesia e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare – Evropë (Austria, Gjermania, Finlandë, Norvegji, Suedi, Zvicërr, Slloveni, Itali, Greqi)
Yll Blakaj – Kryetar
Omer Nura – Nënkryetar
Flamur Mavraj – Sekretar

Konferenca Ekonomike është përkrahur nga Projekti e USAID-IT  Empower – Sektori PRIVAT, në partneritet me Sida dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Shpërndaje ...