Takimi i këtij muaji i antarëve të Rrjetit të Vjenës u zhvillua në lokacionin e kompanisë së suksesshme GNA Holzbau und Handels GmbH të udhëhequr nga Gani Abazi dhe Nazmi Abazaj.
Ishtë një vizitë e mirë për të parë nga afër vendin ku punon dhe zhvillon biznesin kjo kompani.
E themeluar në vitin 2017 me vetëm 3 punëtorë, tashmë aty janë të punësuar rreth 20 punëtorë të cilët realizojnë projekte të shumta në rajon të Vjenës.
Edhe pse vetëm 5 vite punë, kjo kompani me shumë profesionalizëm ka zënë vendin e vet në fushën e ndërtimit me dru.
Ashtu siç është zakon, takimi me këtë grup antarësh u shfrytëzua për të informuar për projektet e ardhshme të Rrjetit: Panairin e Bizneseve që do të mbahet me 15 tetor dhe projektet tjerat në vijim.
GNA Holzbau dhe bizneset tjera që ishin prezente, të gjithë rezervuan tavolinat dhe hapsirën për pjesëmarrje në panair.