Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë u mbajt sesioni informues: Klima e Investimeve në Kosovë, organizuar nga insitucionet e Kosovës në bashkëpunim me ambasadën e Kosovës dhe Rrjetit të Biznesit.
Ky sesion informues kishte për qëllim informimin rreth procedurave të të bërit biznes në Kosovë: duke filluar nga procedurat fillestare administrative e deri tek taksat, importi, exporti etj, të pranishëm ishin udhëheqësit e institucioneve kryesore në Kosovë sa i përket fushës së biznesit – ekonomisë.
Takimin e hapi ambasadori Sami Ukelli i cili kërkoj nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që kërkesat e diasporës të merren parasysh.
“Shpresoj që këto takime me përfaqësues të komunitetit të biznesit të bëhen të përhershme dhe ju lus që këto kërkesa të merren parasysh dhe t’ i përvilni mangët dhe të shohim se si ta ngrisim ekonominë tonë sepse ajo është e ardhmja” ka thënë Ukelli.
Yll Blakaj, kryetar i Rrjetit, shtroj disa pyetje dhe kërkesa sa i përket mos gatishmërisë të institucioneve për të përmirësuar gjendjen në fushën e drejtësisë.
“Krijimi i një task force për t’i trajtuar më me urgjent rastet me karakter ekonomik, e jo të stërzgjatet me vite një gjykim, në atë rast investitori dëmtohet tepër”, ka thënë Blakaj.
Përfaqësuesit e KIESA-s (Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë) njoftuan për mbështetjen që i bëhet investitorit potencial nga ky institucion.
KIESA mbështet investitorët nga faza e parë: para investimit duke ndihmuar në procedurat për leje të punës, licencat, procedurat administrative, promovimet e produkteve për eksport, dhënien e parcelave në zonat ekonomike, identifikimin e lokacioneve private. Dhe ofron mbështetje gjatë investimit dhe pas investimit.
Më shumë info mund të gjeni në webfaqen: www.kiesa.rks-gov.net
Pas prezentimit u diskutua me afaristët mbi këto tema:
- Mundësitë investive në Kosovë
- Procedurat Doganore
- Regjimi tatimor dhe doganor
- Procesi i privatizimit në Kosovë
Ky sesion informues u mbyll me nje koktej rasti i financuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare ne Austri. Shërbimin e cateringut e mundësoj ndërmarrja anëtare e Rrjetit www.velvet-catering.at
Të pranishëm ishin:
Nol Buzhala – U.D. Drejtor i Përgjithshëm në KIESA – Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë
Guner Ureya – Udhëheqës i Departamentit për Diplomaci Ekonomike
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës
Kreshnik Thaqi – Udhëheqës i Sektorit për Promovim të Investimeve
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë
Sakip Imeri – Drejtor i Përgjithshëm – Administrata Tatimore e Kosovës
Xhemajl Fejza – Udhëheqës i Sektorit – Doganat e Kosovës
Valbona Dibra – zv. Drejtoreshë Shitje – Agjencia Kosovare e Privatizimit