Shumë aktivitete u anuluan dhe disa u shtyen mirëpo me 28 maj u mbajtë takimi i parë pas gjendjes pandemike që ishte nga muaji mars i këtij viti.
U bënë plane për projekte dhe u vendos për tema të përbashkëta.
Si ta ndihmojmë njeri-tjetrin pas krizes ishte njera nga pikat e agjendes. Ndërsa u diskutua për mundësi investimi dhe krijimi i një kompanie investitorësh nga anetarët e Rrjetit, u diskutua për mundësitë e rritjes së buxhetit të organizatës, dhe u njoftua për fondin e diasporës të inicuar nga z. Lazim Destani etj.
Në këtë takim zyrtarisht e regjistruam një anëtar të ri: Jeton Blakaj që udhëheq zyren arkitektures dbspaces në Vjenë.