Kryesia e Rrjetit priti në takim kryetaren e këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare ne Austri, Kaltrina Durimishin.
Durmishi e njoftoj rrjetin per Javët e Kulturës 2020 dhe ftoj anëtarët e Rrjetit që të bashkohen në mënyrë simbolike me donatorët tjerë duke përkrahur finaciarisht eventet e planifikuara.
Për shkak të gjendjes së krijuar për shkak të Pandemisë u dakoruam që kjo ndihmë sivjet të jetë simbolike pra 500 – 1000 euro, dhe ajo të ndahet nga firmat që janë edhe paguesit kryesorë të anëtarësisë në Rrjet.
Kryesia pastaj vazhdoj përpunimin e agjendës për takimin virtual të datës 14. Tetor. I cili takim zëvendëson takimin e tetorit që e kishim planifikuar në Vjenë dhe që e anuluam për shkak të Pandemisë.
Draftë – agjenda e punuar nga kryesia në Vjenë:
- Hapja dhe pershendetja nga kryetari Blakaj
- Informate rreth dy projekteve humanitare (ndërtimi i shtepive) – Afrim Alushaj – arkatar tregon financat.
- Informatë për prezentimet /eventet online / ku do të mbahen takime informuese për tema të ndryshme në dobi të bizneseve psh: takimi i parë: rëndësia e digjitalizimit për një biznes. E ftojmë në Zoom një expert të ekonomisë që na prezenton rreth temës. Linkun ua dërgojmë anetarësisë të kyqen për të marr pjesë në event.
- Darka e Lames, presim dhe shohim rrethanat?!
- Njofto rrjetin për biznesin tënd /projektin tënd të fundit / që të kemi material për postim në Rrjetet Sociale dhe webfaqe.