Pas lirimit të masave antikovid, sot me 5 mars, organizata do të vazhdoj me aktivitetet e shumta të cilat dy vitet e fundit ishin pamundësuar të organizohen.
Në zyret e Rrjetit në Austrinë e Epërme u mbajt takimi i radhës i kryesisë së Rrjetit të bizneseve në Austri.
Në takim u diskutua për projektet e ardhshme sikurse Panairi i Rrjetit, që mbahet gjatë muajit prill, Konferenca Ekonomike në Maj etj. Panairi i Rrjetit është aktivitet i përvitshëm, ku punën e tyre e prezentojnë bizneset shqiptare në Austri, mirëpo aty marrin pjesë edhe biznese nga Kosova. Për shkak të pandemisë panairi është anuluar vitin e kaluar. Ndërsa Konferenca Ekonomike në Prishtinë është njëri ndër aktivitetitet më të mëdha të organizatave të Diasporës. Mbahet që nga themelimi i Rrjetit, dhe në ato aktivitete marrin pjesë qindra afaristë. Edhe pse ishte kohë pandemie ky aktivtet është mbajtur vjet në Prishtinë, sigurisht duke u respektuar masat e parapara në atë kohë.
Fotografi nga Panairet e kaluara në Vjenë dhe Konferencat Ekonomike në Prishtinë