Prishtinë, 2 korrik 2021

Konventa dy-ditore mblodhi biznese të Diasporës dhe Kosovës në Prishtinë me qëllim të krijimit të lidhjeve dhe partneriteteve mes bizneseve, për të rritur eksportet dhe ndihmuar rritjen ekonomike të Kosovës.

Në ditën e parë të Konventës në panel u diskutua rreth Diplomacisë Komerciale, u mbajtën takime B2B mes bizneseve të Diasporës me ato të Kosovës nga sektorët e Përpunimit të Drurit, Përpunimit të Ushqimit, dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit – TIK, si dhe u realizuan prezentime të ndryshme me temë eksportin dhe investimet.

Në ditën e dytë të Konventës bizneset nga Diaspora  vizituan biznese të ndryshme të Kosovës për të parë për së afërmi kapacitetet prodhuese të kompanive vendore.

Konventa u mbyll tek Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren.
Konventa e Biznesit të Diasporës në Kosovë – Bashkëpunim për Eksport, tash e sa vite organizohet nga Degët Evropiane të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RRBDSH) dhe USAID Kosovo Compete Activity.

Eventi dy-ditor u zhvillua nga e premtja, 2 korrik, 2021 në ora 10:00, deri të shtunën, 3 korrik, 2021 në ora 20:30.

Se si shkoj dita e parë shikojeni linkun ne vijim:

https://fb.watch/v/dKIFSeNoZ/