Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa në maj organizuan konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa – B2B.

Konferenca Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa – B2B pati për qëllim lidhjen e bizneseve të Diasporës nga Evropa me bizneset kosovare, si dhe për të identifikuar mundësitë e investimeve dhe eksportit për produktet dhe shërbimet nga Kosova.

Me këtë rast, u nënshkruan disa kontrata bashkëpunimi mes: ndërmarrjeve nga diaspora me ato nga Kosova.

Gjithashtu u nënshkruhen memorandum i bashkëpunimit  mes Unionit/Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Ministrisë së  Diasporës e Investimeve Strategjike, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Konferenca bashkoj qindra biznese nga Diaspora dhe Kosova. Konferenca u hap me takime ndërmjet bizneseve (B2B), ku kompanitë pjesëmarrëse  patën mundësi të njoftohen me punën e njëri – tjetrit  dhe të krijojnë partneritete dhe marrëveshje të reja për rritjen e eksporteve kosovare.

#HappeningNow

#HappeningNowTakimet B2B mes bizneseve të Diasporës dhe të Kosovës në Konferencën Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa – B2BB2B meetings between Diaspora and Kosovo businesses at the Economic Conference of Albaninan Diaspora from Europe – B2B #EMPOWERKosovo #MadeinKosovo #EMPOWERexports

Gepostet von Empower Private Sector Kosovo am Freitag, 24. Mai 2019

 

Më 25 maj pra ditën e dytë u mbajtën dy panele diskutimi për çështjet kyçe që u përkasin lidhjeve të biznesit të Kosovës me diasporën.

Si pjesë e Konferencës, kompanitë nga Diaspora vizituan  komunën e Vushtrrisë dhe disa biznese në këtë Komunë, të cilat tashmë i eksportojnë produktet e tyre në Evropë. Ata u pritën nga kryetari i Vushtrisë Xhafer Tahiri, i cili u shtroj drekë mysafirëve nga Diaspora.

Konferenca Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa – B2B u organizua nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa, në bashkëpunim me projektin e USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Sida-n dhe Darkën Gala e sponzoroj Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës.

Video e plotë e Darkës Gala: 

Fjalimet e kryeministrit: Ramush Haradinaj, kryetarit të Rrjetit për Evropë Yll Blakaj, ministrit Dardan Gashi, ministrit Endrit Shala, kryetarit të Unionit/Rrjetit të Gjermanisë Nazmi Viqa, dhe prezentimet e storieve të suksesit të katër afaristëve nga Diaspora: Agron Krasniqi nga Gjermania: prezenton suksesin dhe rrugëtimin e ndërmarrjeve: JOOS – Krasniqi, LUNA dhe GERMAN PLAST, Argjend Kerveshi  pronar i ndërmarrjes “Helsingin Laudoitus Oy”, Basri Miftaraj – pronar i ndërmarrjes në Austri:  IAT GmbH dhe Përparim Rama – arkitekt me renome botërore – me qëndim në Londër.

Po ndodh tani

Gala darka e konferencës ekonomike e diasporës shqiptare

Gepostet von Albanian Global Diaspora Business Network am Freitag, 24. Mai 2019