Për shkak të gjendjes së Pandemisë dhe masave që ka ndërmarrë shteti i Austrisë si pasojë e virusit Covid-19, ne jemi detyruar që Panairin e Bizneseve Shqiptare në Austri të cilin e kishim planifikuar për fund të Prillit, ta shtyjmë për një kohë tjetër.
Data e ardhshme kur mund të organizohet Panairi është 10 tetor 2020.
Gjithsesi për detajet do të informoheni së paku dy muaj më heret.
Kryesia e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri iu dëshiron konstuktivitet dhe energji që ta kaloni sa më lehtë këtë periudhë të vështirë me të cilën po përballet gjithë bota.
Ndërsa me çfardo kërkese që mund t’iu ndihmojmë na shkruani dhe do të përpiqemi t’iu gjendemi pranë!
Pëndryshe panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri është ngjarja më e rëndësishme e komunitetit të Biznesit shqiptarë. Ky është viti i tretë i panairit. Dy vitet e para janë prezentuar afër 100 ndërmarrjet me pronarë shqiptarë.
Dy vitet e para panairi është mbajtur në Vjenë, Museum Quartier. Ndërsa sivjet për shkak të kërkesës më të madhe, ai do të bartet në një lokacion ku do të mund të prezentohen më shumë ndërmarrje.
Dita e shtune
Kohëzgjatja: 10:00 – 18:00
Hyrja për vizitorë: pa pagesë!