Pjesëmarrja në panairin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, organizuar nga Rrjeti ia hapi dyer kompanisë “Proton Cable” nga Kosova për në tregun austriak.
Tashmë kabllot “Made in Kosova” po eksportohen me sukses, dhe e ardhmja duket shumë premtuese.
Blerësit janë kompani austriake me pronarë shqiptarë që janë antarë të Rrjetit, dhe të cilët janë shprehur shumë të kënaqur me cilësinë e produktit dhe me bashkëpunimin në tërësi.
“Kabllot janë cilësore dhe kemi kërkesë të madhe për to, besojmë që këtë vit, do ti shumëfishojmë blerjet e deritanishme” ka thënë njëri nga blerësit, z. Naim Rugova nga “RR Electro Engineering GmbH” në Vjenë.
Ndërsa, Sami Dida nga kompania “Proton Cable” tha që janë të gatshëm dhe kanë kapacitet të mjaftueshëm për tregun austriak. Deri tash janë disa blerës mirëpo së fundi janë në bisedime edhe për bashkëpunime tjera, disa prej të cilat janë bërë të mundura nga takimet dhe eventet B2B të organizuara nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri.
Kjo është vetëm njëra prej storieve të suksesit e evidentuar së fundi, mirëpo ka qindra – mijëra storie të ngjajshme që vijnë si rezultat i B2B-ve dhe Konferencave Ekonomike të organizuara në vazhdimësi nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë.