Në Vjenë u hap dyqani me produkte “Made in Kosova” Limani Market.
Në hapje ishin të pranishëm Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri, kryetari Yll Blakaj, dy ambasadoret shqiptare Roland Bimo dhe ambasadori i Kosoves Lulzim Pllana, Shyqeri Bytyqi, kryetar i degës së Austrisë së Epërme dhe antarë tjerë të Rrjetit që kishin ardhur në përkrahje të Fadil Limani – pronarit të Limani market.
“Tash nuk është e vështirë mirëpo fillimet kanë qenë të vëshira shumë. Tė punosh me produkte vendore në fillim është tepër e vėshtirë ngase produktet nuk janë aq të njohura. Duhet vite që konsumatorët të mësohen me to dhe të arrihet një gjendje e kënaqshme” ka thënë Fadil Limani i cili është i përkushtuar që shumë vite në punën e tij, duke sjell vazhdimisht prodhime të Kosovës në Austri.
Dy ambasadorët vlerësuan lartë angazhimin e afaristëve shqiptarë që viteve të fundit po sjellin produktet e Kosovës për tregun austriak.
Ndërsa shqiptarët në Vjenë tashmë përveç dyqanit online Ekena do të mund të blejnë direkt në dyqanin Limani market produktet e tyre të preferuara.
Adresa
Limani Market
📍Wallensteinstraße 5
1200 Wien