Prezentimi i bizneseve të reja, networking dhe informimi rreth projekteve aktuale dhe të ardhshme të Rrjetit ishin temat kryesore të takimit.
Me këtë rast u prezentua puna e kompanisë “Adamek Facility Service GmbH” nga menaxheri i kësaj kompanie Kosovar Gashi, i cili edhe u bë antari më i ri i degës së Austrisë së Eperme.
Në takim u diskutua edhe për statusin aktual të pagesave të antarësimit dhe çështjet tjera teknike rreth zyres duke përfshirë kartat e aksesit për antarët e rregullt etj.
Si nevojë erdhi edhe ri-organizimi i kryesisë me që rast u shtuan disa antarë të ri në kryesi, të cilët u votuan, pa asnjë votë kundër.
Ekipi i tanishëm që do ta udhëheq degën mbetet ky:
Kryetar: Ardit Zendeli
Anëtar i Bordit: Alban Thaci
Nënkryetar: Samir Cena dhe Fadil Limani
Sekretar: Adriano Lilaj
Sekretar Organizativ: Besnik Iseni
Antarë të Kryesisë:
Përparim Emini (Eri Transport)
Adri Bugari (Adri Bugari GmbH)
Leon Aliji (Univerzal GmbH)
Driton Murati (Fresh Clean )
Dashmir Limani (DL3 Malerei)
Sabedin Behluli (Brüder Bau GmbH)
Arton Ramadani (AR-Bau)
Fehmi Latifi (THT THaçi Trockenbau GmbH)
Geschäftsführer
Alisjan Loshaj (SuchAgents AT GmbH)
Kryesia e re e degës diskutuan edhe për prezencën online të Rrjetit dhe u vendos që në kuadër të webfaqes të rrjetit.at të krijohet rubrikë apo hapsirë e veçantë për këtë degë ku do të renditeshin mes tjerash të gjitha kompanitë antarë.
Takimi u mbyllë me një atmosferë të këndshme dhe darkë.