Darka e Lamës është momenti kur Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri, e kremton suksesin e vitit që po mbetet pas.

Dhjetori është muaji kur fillojnë festat e përmbylljes me sukses të punëve të përbashkëta, projekteve të realizuara etj. Dhe dhjetori është edhe muaji kur Rrjeti fton në një darkë të gjithë anëtarët e saj së bashku me miqtë e rrjetit dhe bashkëpunëtorët.

Me këtë rast Rrjeti falenderon të gjithë për bashkëpunimin mirëpo ndanë mirënjohje vetëm për tre afaristët që lanë gjurmë në Rrjet, atë vit kalendarik.

MIRËNJOHJET:

Ndarja e mirënjohjeve:  tri mirënjohje për anëtarët më të sukseshëm!

Për afaristin e vitit  2017, Mirënjohje iu dha afaristit Basri Miftarai,

Mirënjohja për bashkëpuntorin më të mirë mes anetareve e rrjetit, iu nda afaristit Ilmi Deshishku dhe Mirënjohja e tretë për përkrahësin e përhershëm të rrjetit të bizneseve shqiptare në Diasporë, Naim Dedushaj – ish drejtor për investime në Ministrinë e Diasporës

Fjalimet dhe pretentimet i lanë vend muzikës shqipe.

Performuan dy grupe: Flamur Lokaj me Genc Trenin dhe Hamdi  Hysenaj me Ekrem Imeri.

Në këtë darkë ishin të pranishëm dy amabasadorët: Roland Bimo nga Ambasada e Shqipërisë dhe Sami Ukelli nga Ambasada e Kosovës.