Anëtarësimi
Nëse jeni shqiptar dhe keni biznes funksional në Austri, vendi juaj është në Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Austri. Rrjeti si organizatë është themeluar në fund të vitit 2013 dhe aty tashmë gjenden rreth 200 anëtarë të rregullt nga e gjithë Austria. Së bashku shkëmbejmë punë, realizojmë projekte të përbashkëta dhe ndajmë eksperiencat rreth ndërmarrjeve dhe punës sonë në Austri.
Anëtarësia në organizatën tonë është vullnetare, mirëpo në momentin që bëhesh anëtarë, anëtarësimi kërkon në vete korrektësi dhe përkushtrim. Burimi kryesorë i të ardhurave të organizatës: “Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri” janë mjetet që mblidhen nga pagesat e anëtarësisë. Pagesa e anëtarësisë nga secili prej jush mundëson vazhdimin e projekteve të përbashkëta, realizimin e planeve afatshkurtëra dhe afatgjata të organizatës.
Ju inkurajojmë që në paketën e opcioneve nga dokumenti i anëtarësisë ta zgjedhni opcionin që nuk e ngarkon firmën tuaj dhe që u’a mundëson të jeni pagues të rregullt të anëtarësisë.
Pagesa e anëtarësisë kërkon një procedurë të thjeshtë:
Verein albanischer Unternehmer in Österreich
Erste Bank
IBAN AT42 2011 1825 2143 3700
BIC GIBAATWWXXX
Verwendungszëeck: Mitgliedsbeitrag
Ndërsa anëtarësimin online e bëni duke klikuar në linkun poshtë: