Kompani të shumta shqiptare nga Austria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës ishin pjesëmarrëse në Panairin e bizneseve shqiptare në Austri që është mbajtur më 21 tetor.
Në panairin e sivjetmë, i cili ishte i katërti me radhë ishtë një interesim i jashtëzakonshëm për pjesëmarrje. Për këtë arsye është bërë përzgjedhje e veçantë e kompanive vizitore nga vendet e origjinës.
Këtë vit, përveç kompanive Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, morrën pjesë edhe kompani ngaLugina e Preshevës.
Në këtë panair janë prezantuar biznese shqiptare nga të gjitha fushat: ndërtimtari, arkitekturë, gastronomi, turizëm, IT, media, estetikë, automobilizëm etj.
Pjesëmarrja e kompanive nga Kosova dhe rajoni e realizua me përkrahjen e organizatave partenere të Rrjetit: USAID – Projekti Kosovo Compete dhe organizata Germin.
Shiko panairin përmes fotografive: