PANAIRI I BIZNESEVE SHQIPTARE NË AUSTRI
21. Tetor 2023
Pjesëmarrja në panair nënkupton prezentimin e biznesit tuaj para një numri të madh vizitorësh. Secila ndërmarrje do ta ketë tavolinën e vet, ku do t’i prezentoi projektet e veta, punën e deritashme e ndoshta edhe mostra të caktuara të pajisjeve – kjo varet nga biznesi. Vendi i caktuar për panairi zakonisht gjendet në një ndër zonat më të frekuentuara të qytetit dhe më prestigjiozet.
Si do ta bëni prezentimin e ndërmarrjes tuaj?!
Prezentimin mund ta bëni përmes: vizitkartave, katalogjeve, shkrepsave, etj. që mund ti shprëndani si dhuratë etj. Mund ti printoni edhe projektet/realizimet, dhe ti keni në tavolinë në mënyrë që t’ua tregoni të interesuarve punën tuaj.
Nëse keni biznes që mund të sjellni mostra të caktuara për reklam atëherë edhe këtë mund ta bëni. Gjithashtu në tavolinë mund ta merrni llaptopin tuaj dhe edhe përmes tij të prezetoni firmën dhe atë çka ofron firma juaj.
Sa kushton pjesëmarrja në panair për një ndërrmarrje?
Pjesëmarrja në panair përcaktohet nga kryesia e rrjetit dhe organizatoret e panairit. Në çmim përfshihen: tavolina me katër karrike: dy për vizitorë – dy për ju – si dhe prezentimi i ndërmarrjes suaj në librin/katalog të panairit, puna e dizajnerit, printimi i katalogut.
Çka përmbanë libri / katalog i panair?
Libri përmban të gjitha firmat pjesëmarrëse. Në secilën faqe prezentohet nga një ndërmarrje. Aty do të paraqitet:
- llogoja,
- përshkrimi i shkurtër për ndërmarrjen,
- shërbimet që i ofron firma,
- projektet/referencat që i keni realizuar dhe
- fotografi të ndërmarrjes.
Për tu bërë pjesë e panairit 2023 na shkruani në email adresën: info@rrjeti.at