Prezentimi i bizneseve të reja, networking dhe informimi rreth projekteve aktuale dhe të ardhshme të Rrjetit ishin temat kryesore të takimit.

Me këtë rast u prezentua puna e kompanisë “Adamek Facility Service GmbH” nga menaxheri i kësaj kompanie Kosovar Gashi, i cili edhe u bë antari më i ri i degës së Austrisë së Eperme.

Në takim u diskutua edhe për statusin aktual të pagesave të antarësimit dhe çështjet tjera teknike rreth zyres duke përfshirë kartat e aksesit për antarët e rregullt etj.

Si nevojë erdhi edhe ri-organizimi i kryesisë me që rast u shtuan disa antarë të ri në kryesi, të cilët u votuan, pa asnjë votë kundër.

Ekipi i tanishëm që do ta udhëheq degën mbetet ky:

Kryetar: Ardit Zendeli

Anëtar i Bordit: Alban Thaci

Nënkryetar: Samir Cena dhe Fadil Limani

Sekretar: Adriano Lilaj

Sekretar Organizativ:  Besnik Iseni

Antarë të Kryesisë:

Përparim Emini (Eri Transport)

Adri Bugari (Adri Bugari GmbH)

Leon Aliji (Univerzal GmbH)

Driton Murati (Fresh Clean )

Dashmir Limani (DL3 Malerei)

Sabedin Behluli (Brüder Bau GmbH)

Arton Ramadani (AR-Bau)

Fehmi Latifi (THT THaçi Trockenbau GmbH) 
Geschäftsführer

Alisjan Loshaj (SuchAgents AT GmbH) 

Kryesia e re e degës diskutuan edhe për prezencën online të  Rrjetit dhe u vendos që në kuadër të webfaqes të rrjetit.at të krijohet rubrikë apo hapsirë e veçantë për këtë degë ku do të renditeshin mes tjerash të gjitha kompanitë antarë.

Takimi u mbyllë me një atmosferë të këndshme dhe darkë.