Rreth 50 afaristë shqiptarë, antarë të Rrjeteve të Bizneseve nga Austria, Finlanda, Italia, Zvicrra dhe disa afaristë nga Kosova, u pritën në Bursa nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Turqi, shoqata ARNIAD.

Të enjtën shumica e afaristëve nga shtetet evropiane arritën në Bursa, ku dy ditët e ardhshme ishin plot takime B2B, rrjetizim dhe vizita.

Dita e parë

Vizita dy ditore nisi me pritjen nga kryetari i Komunës së Bursës z. Alinur Aktash.

Kryetari i këtij qyteti me rreth 3.1 milion banorë, tregoj për lidhjen që Bursa ka me shqiptarët dhe për mundësitë që qyteti i ofron për biznes.

Bursa njihet si qytet i industrisë dhe prodhimit dhe aty besohet që jetojnë rreth 800.000 shqiptarë.

Kryetari i komunës e nderoj Rrjetin dhe kryetarin e nderit z. Lazim Destani me nje dhuratë simbolike.

Dita e dytë e vizitës në Bursa – Turqi nisi me fjalët përshëndetëse të kryetarit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Turqi – ARNIAD z. Gökhan Biçen, i cili njoftoj që ky rrjet është krijuar që 5 muaj mirëpo fuqinë dhe potencialin e ka tepër të madh.

Pastaj të pranishmit i përshwndeti kryetari i nderit i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diaspore z. Lazim Destani i cili lavdëroj organizatoret për organizimin dhe i ftoj që të bashkëpunojnë mes vete me Rrjetet tjera në Evropë.

z. Yll Blakaj, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, i cili në Turqi ishte me 20 afaristë nga Austria tregoj për rrjetizimin e afaristëve shqiptarë në Diasporë dhe ndikimin që ky rrjetizim dhe eventet si ky e kanë direkt në ekonominë e Kosovës.

Pjesëmarrësit pastaj u bënë pjesë e takimeve B2B, ku afaristët nga Diaspora dhe Kosova u njoftuan direkt me bizneset e shqiptarëve në Turqi.

Po ashtu, u bënë vizita në disa biznese të suksesshme të Bursas.

Falenderim për mikpritjen dhe organizimin për Rrjetin e Turqisë:

Qëndrimi dy ditore në Bursa, njoftimi me antarët dhe kryesinë e Rrjetit të Turqisë ishte një experiencë e veçant për secilin nga ne.

Në Bursa si qytet i biznesit por edhe si shtëpi e shqiptarë, ne u ndjemë sikur në vendin tonë.

Organizimi aq profesional i aktiviteteve dyditore në kohë aq të shkurtër të funksionimit tuaj si organizatë është një Indikator që tregon potenacialin që kanë afaristët shqiptarë në Turqi.

Shpresojmë dhe besojmë që këto njoftime, këto shkëmbime experiencash e vizitkartash do të sjellin bashkëpunime të shumta në vijim.

 

Ju presim në eventet tjera në Evropë dhe vendlindje!

Faleminderit dhe suksese në punën tuaj tutje!

Deri në takimin e ardhshëm

Rrjeti i Austrisë:

Në emër të pjesemarresve të Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Evropë

Vizitë në Bursa – Turqi