Zgjedhet kryesia që do ta udhëheq degën e Vjenës dhe Rrjetin në nivel qëndrorë.
Në Vjenë me datën 12 maj u mbyll procesi i zgjedhjeve, i cili kishte filluar në fund të vitit 2022 në secilën degë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri.
Zgjedhjet për degën e Vjenës dhe për Rrjetin në nivel të shtetit u mbajtën në prezencë të antarëve përfaqësues nga të gjitha degët tjera: Dega e Austrisë së Epërme, dega e Salzburgut, dega e Grazit dhe dega e Tirollit.
Kuvendin zgjedhorë e përshëndeti eurodeputeti Lukas Mandl i cili njihet si njëri ndër politikanët më përkrahës të vendit tonë.
Ai vlerësoj lartë kontributin e komunitetit shqiptarë në Austri, i cili sipas tij njihet si një komunitet punëtorë dhe i integruar në shoqërinë austriake.
Me vota të hapura u mbajtën fillimisht zgjedhjet për degën e Vjenës ku kryetar u zgjodh Afrim Alushaj, udhëheqës i kompanisë Alushaj GmbH. Ndërsa nënkryetar u zgjodh Nezir Tolaj nga Tolaj Bau.
Të dy do ta udhëheqin degën e Vjenës duke punuar në Rrjetizim, antarësime të reja dhe projekte të përbashkëta.
Tutje u mbajtën edhe zgjedhjet për kryesinë ne nivel të Austrisë. Kjo kryesi së bashku me Bordin do ta udhëheqin punën e degëve dhe shpiejnë përpara misionin e organizatës tonë.
Për shkak të punës së palodhshme nga fillimi i Rrjetit deri tash antarët votuan që edhe këtë mandat Rrjetin në nivel qëndrorë ta udhëheq Yll Blakaj.
Nënkryetar u zgjodh Ajet Tahiri, i cili është njëkohësisht kryetar i degës në Tirol. Dhe arkatar u zgjodh Arben Myftari që gjithashtu ka dhënë një kontribut të madh për Rrjetin nga themelimi i tij.
Kryesitë e reja bashkë me bordin e zgjedhur së fundi tashmë i pret një punë e madhe në përmbushjen e planeve e objektivave që kanë qëllim rritjen dhe zhvillimin e kompanive shqiptarë në Austri, krijimin e urave të bashkëpunimit mes vete dhe investimin në vendet tona të origjinës: Kosovë, Shqipëri e Maqedoni Veriore.
Në këtë takim u ndanë edhe disa mirënjohje për antarët që kanë thënë kontribut të çmuar në mandatin që e lam pas.
Dita e zgjedhjeve u mbyll me një mbrëmje të organizuar nga Kompania RMB e vëllezërve Alushaj. Aty u kremtua 10 vjetori i themelimit të kompanisë.