Në takimin e fundit në lokacionet e kompanisë së suksesshme IAT GmbH tek Basri Miftaraj, Rrjeti i bizneseve Shqiptare në Austri zgjodhi bordin e ri.
Me të gjitha votat PËR pra pa asnjë votë kundër u zgjodhën këta antarë të bordit:
- Alban Thaqi
- Arben Myftari
- Qemajl Rexhaj
- Samir Cena
- Basri Miftaraj
- Nezir Tolaj
- Gani Abazi
- Arben Idrizaj
- Ardit Zendeli
- Jeton Blakaj
Dhe ashtu siç e sheh statuti aktual, kryetarët e degëve janë automatikisht antarë të bordit: Yll Blakaj, Ajet Tahiri, Nexhmedin Ahmeti dhe Armond Aiu.
Në takim kryetar Yll Blakaj bëri prezentimin e punës 8 vjeçare të Rrjetit.
Aty u diskutua çështja e zyreve të Rrjetit, u caktua data e zgjedhjeve në Vjenë që do të jetë 12.05.2023. Në takim u prezentuan 5 ide biznesi apo modele të investimit të përbashkët. Propozimet kanë ardhur nga Basri Miftaraj, Samir Cena, Yll Blakaj, Jeton Blakaj dhe Ardit Zendeli.
Antarët do të marrin informata shtesë për këto ide propozime dhe do të vendoset më tutje.
Bordi i sapo zgjedhur morri vendim që pagesa e antarësisë në Rrjet tash e tutje të jetë obligative.
Të pranishmit u informuan edhe për eventin e radhës që është vizita në Rrjetin e bizneseve shqiptare në Turqi, me datën : 27. 04. 2023