Mbishkrimin “CENA BAU” sigurisht e keni parë gjithkund në Austri.

Ky emer gjendet i shkruar pranë ndërtesave të mëdha. Objektet shumë-katëshe institucionale janë punuar nga ekipi i madh i kësaj kompanie.

Samir Cena, me prejardhje nga Rahoveci e nisi kompaninë në vitin 2002 me 7 punëtorë. Tash aty janë të punësuar 110 punëtorë dhe janë të angazhuar në shumë projekte në Vjenë, Linz, Graz, Gmunden etj.

http://www.cena-bau.at/doku.php?id=referenzen:ueberblick

Kompania Cena Bau nuk është ndërmarrja e vetme që Samir Cena e udhëheq. Viteve të fundit ai ngadal ka filluar investimet në Ballkan.

Një përpjekje për investim i kishte dështuar në Kosovë dhe si rezultat ai investoj 5 milion euro në Maqedoni ku së shpejti fillon punën një fabrikë për prodhimin e pllakave.

Mirëpo Cena nuk po dorëzohet dhe investimi në Kosovë është i pashmangshëm.  Këtë muaj edhe zyrtarisht ka nisur themelimin e një kompanie tregtare, qëllimin i të cilës është që prodhimet e Kosovës ti eksportoj në Austri. Do ta nis me prodhimet bujqësore të rajonit të tij mirëpo do të vazhdoj edhe me prodhimet e ndryshme të ndërtimtarisë dhe gjithçka tjetër kualitative që prodhohet në Kosovë.

Samir Cena është modest, gjithmonë është pranë punës dhe investimeve të tij, mirëpo në kokë mbanë një ëndërr që e tregon me krenari.  Dëshiron të kthehet në Kosovë dhe të krijoj diçka me të cilën do të mund të përmirësoj gjendjen e femrave në shoqërinë shqiptare, përmes punësimit.

Tash për tash s’tregon më shumë!

Na mbetet të presim e të shohim.