Në ndërmarrjen Fadil Bau të afaristit Fadil Mujaj në Steiermark morrën pjesë një numër i konsiderueshëm i anëtarëve. Secila degë përfaqësohej me kryesinë dhe disa anëtarë.

Ky ishte takimi i parë në nivel të Austrisë pas pandemisë.  Rivazhdimi i projekteve të ngelura përgjysmë ishte tema kryesore e takimit.

Krahas diskutimeve të brendshme për buxhetin, për projektet etj, u vendos që Rrjeti ta shtoj edhe një projekt në të ardhmën e afërt dhe ai projekt është themelimi i revistës tonë ku do të prezentohen punët e mira të afaristëve tanë dhe organizatës sonë.

Revista “Rrjeti” do të jetë pjesë e platformave tjera tona: si webfaqja www.rrjeti.at, rrjetet sociale etj, ku secila do ta plotësoj njëra – tjetrën.

Në këtë takim në Rrjet u regjistruan zyrtarisht edhe tri ndërmarrje të suksesshme.

Asllani Zaumbau – Ekrem Asllani – Salzburg

Erdbewegung – Arsim Jusufin –   Thalgau

Adler Versicherungsagentur  – Fuat Jasari – Wien