Në Konferencën Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa – B2B ashtu edhe siç pritej u arritën marrëveshje bashkëpunimi mes ndërmarrjeve nga Diaspora me ato nga Kosova.
Në Darkën Gala disa nga këto marrëveshje u konkretizuan me nënshkrim të memorandumeve të bashkëpunimit:
Marrëveshja e parë ishte mes Rrjetit të Finlandës dhe fabrikës së Verërave “Theranda Wine”:
Pra marrëveshjet ishin këto:
- Verërat nga Kosova do të shiten në Finlandë: Kontratë e nënshkruar nga Rrjeti i Filandës dhe Theranda Wine.
- Kontratë bashkëpunimi mes Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri me katër ndërmarrje të tekstilit nga Kosova: Puntex, Arta Tex, Arta tex group dhe Staff.
- Kontratë bashkëpunimi mes: Ndermarrjes nga Prishtina: Buchaltung – Discount Service me firmen nga Gjermania: AO Dienstleistung GmbH.
- Kontratë bashkëpunimi mes ndërmarrjes: IBS System Haus nga Zvicrra dhe ndermarrjes “Alstone Kosovë”.
- Kontratë bashkpunimi mes dy ndërmarrjeve trasportuese dhe logjistike: Ndërmarrje Montscher und Partner GmbH nga Austria dhe Ndërmarrja Prime Logistic nga Kosova.
Dhe memorandumi i Bashkëpunimit mes Unionit/Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermanisë dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Diaspores dhe Investimeve Strategjike –të cilët lidhën memorandum bashkëpunimi për krijimin e Parkut Industrial në Malishevë. Nënshkrues të Kontratës: Ministri Endrit Shala dhe Nazmi Viqa kryetar i Rrjetit/ Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani.
Këto marrëveshje dhe tjerat që do të vijnë muajt e ardhshëm pas takimeve B2B dhe shkëmbimit të kontakteve dhe njohurive, pritet të sjellin rezultat dhe të ndikojnë direkt në hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë dhe përparimin e bizneseve shqiptare qofshin ato në diasporë por edhe në Kosovë.