Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa në maj organizuan konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa – B2B.
Konferenca Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa – B2B pati për qëllim lidhjen e bizneseve të Diasporës nga Evropa me bizneset kosovare, si dhe për të identifikuar mundësitë e investimeve dhe eksportit për produktet dhe shërbimet nga Kosova.
Me këtë rast, u nënshkruan disa kontrata bashkëpunimi mes: ndërmarrjeve nga diaspora me ato nga Kosova.
Gjithashtu u nënshkruhen memorandum i bashkëpunimit mes Unionit/Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Ministrisë së Diasporës e Investimeve Strategjike, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Konferenca bashkoj qindra biznese nga Diaspora dhe Kosova. Konferenca u hap me takime ndërmjet bizneseve (B2B), ku kompanitë pjesëmarrëse patën mundësi të njoftohen me punën e njëri – tjetrit dhe të krijojnë partneritete dhe marrëveshje të reja për rritjen e eksporteve kosovare.
#HappeningNowTakimet B2B mes bizneseve të Diasporës dhe të Kosovës në Konferencën Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa – B2BB2B meetings between Diaspora and Kosovo businesses at the Economic Conference of Albaninan Diaspora from Europe – B2B #EMPOWERKosovo #MadeinKosovo #EMPOWERexports
Gepostet von Empower Private Sector Kosovo am Freitag, 24. Mai 2019
Më 25 maj pra ditën e dytë u mbajtën dy panele diskutimi për çështjet kyçe që u përkasin lidhjeve të biznesit të Kosovës me diasporën.
Si pjesë e Konferencës, kompanitë nga Diaspora vizituan komunën e Vushtrrisë dhe disa biznese në këtë Komunë, të cilat tashmë i eksportojnë produktet e tyre në Evropë. Ata u pritën nga kryetari i Vushtrisë Xhafer Tahiri, i cili u shtroj drekë mysafirëve nga Diaspora.
Konferenca Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa – B2B u organizua nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa, në bashkëpunim me projektin e USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Sida-n dhe Darkën Gala e sponzoroj Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës.
Video e plotë e Darkës Gala:
Fjalimet e kryeministrit: Ramush Haradinaj, kryetarit të Rrjetit për Evropë Yll Blakaj, ministrit Dardan Gashi, ministrit Endrit Shala, kryetarit të Unionit/Rrjetit të Gjermanisë Nazmi Viqa, dhe prezentimet e storieve të suksesit të katër afaristëve nga Diaspora: Agron Krasniqi nga Gjermania: prezenton suksesin dhe rrugëtimin e ndërmarrjeve: JOOS – Krasniqi, LUNA dhe GERMAN PLAST, Argjend Kerveshi – pronar i ndërmarrjes “Helsingin Laudoitus Oy”, Basri Miftaraj – pronar i ndërmarrjes në Austri: IAT GmbH dhe Përparim Rama – arkitekt me renome botërore – me qëndim në Londër.
Gala darka e konferencës ekonomike e diasporës shqiptare
Gepostet von Albanian Global Diaspora Business Network am Freitag, 24. Mai 2019