Programi i mentorimit për ndërmarrësit e rinjë

Rrjeti i Bizneseve fillon me programin e Mentorimit. Ky program në kuadër të Rrjetit vjen si nevojë e paraqitur nga ndërmarrësit e rinjë që janë pjesë e Rrjetit.

Shpesh një udhëzim i vogël i një njeriu që ka kaluar nëpër të njejtën rrugë është shumë i dobishëm. Institucione për këshillim dhe udhëzim për të bërit biznes egzistojnë dhe kanë egzistuar gjithmonë. Mirëpo, ne në Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Austri mendojmë që përvoja është mbi të gjitha: dhe pse mos ta ndajmë këtë përvojë me njëri – tjetrin.

Deri tash kjo përkrahje dhe ndihmë për ndërmarrësit e rinjë është bërë në mënyrë jo formale dhe spontane. Një ndërmarrës me përvojë i ka ofruar informacion, këshilla dhe udhëzime ndërmarrësit tjetër. Kjo është bërë vazhdimisht nga anëtarët e rrjetit, por tash e tutje kjo do të bëhet si program i rregullt dhe i vazhdueshëm.

Pjesë e programit të Mentorimit mund të bëheni nëse:

  • Jeni në hapat e parë të themelimit të biznesit.
  • Kompaninë tuaj e keni themeluar rishtas, keni shumë punë dhe keni nevojë për këshilla se si ta zhvilloni më tutje biznesin.
  • Jeni i/e gatshme të rritni biznesin tuaj dhe keni nevojë për këshilla
  • Keni nevojë për udhëzime sa i përket procedurave teknike për shkrim dhe dërgim të ofertave, etj.

Benefitet e projektit për ndërmarrësit dhe mentorët:

  • Udhëzime konkrete nga ndërmarrës të suksesshëm dhe të dëshmuar
  • Rritje e konfidencës
  • Krijim kontaktesh të reja
  • Pranoni ide dhe asistencë për punën e re
  • Merrni në kontrollë situatën në ndërmarrjen tuaj
  • Mëson qasje të reja dhe këndvështrime të reja për zhvillim të biznesit tuaj

Benefitet e mentorit:

  • Mundësi e mirë për ti shërbyer komunitetit të biznesit dhe Rrjetit
  • Zhvillim të shkatësive të dëgjimit, lidershipit dhe këshillë -dhënies
  • Demostroni ekpertizë dhe njohuri.

Nëse jeni anëtarë i Rrjetit dhe keni nevojë për mentorim na shkruani në info(at)rrjeti.at apo linda.fetiu (at) rrjeti.at dhe bashkë do ta gjejmë mentorin e përshtatshëm për ju dhe biznesin tuaj.