Anëtarësimi

Nëse jeni shqiptar dhe keni biznes funksional në Austri, vendi juaj është në Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Austri. Rrjeti si organizatë është themeluar në fund të vitit 2013 dhe aty tashmë gjenden rreth 200 anëtarë të rregullt nga e gjithë Austria. Së bashku shkëmbejmë punë, realizojmë projekte të përbashkëta dhe ndajmë eksperiencat rreth ndërmarrjeve dhe punës sonë në Austri.

Anëtarësia në organizatën tonë është vullnetare, mirëpo në momentin që bëhesh anëtarë, anëtarësimi kërkon në vete korrektësi dhe përkushtrim. Burimi kryesorë i të ardhurave të organizatës: “Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri” janë mjetet që mblidhen nga pagesat e anëtarësisë. Pagesa e anëtarësisë nga secili prej jush mundëson vazhdimin e projekteve të përbashkëta, realizimin e planeve afatshkurtëra dhe afatgjata të organizatës.

Ju inkurajojmë që në paketën e opcioneve nga dokumenti i anëtarësisë ta zgjedhni opcionin që nuk e ngarkon firmën tuaj dhe që u’a mundëson të jeni pagues të rregullt të anëtarësisë.

Pagesa e anëtarësisë kërkon një procedurë të thjeshtë:

Verein albanischer Unternehmer in Österreich

Erste Bank
IBAN AT42 2011 1825 2143 3700
BIC GIBAATWWXXX
Verwendungszëeck: Mitgliedsbeitrag

Ndërsa anëtarësimin online e bëni duke klikuar në linkun poshtë:

Përparësitë e anëtarësimit në Rrjet

  • Duke qenë anëtarë i Rrjetit jeni në kontakt të vazhdueshëm me qindra afaristëshqiptarë – udhëheqës të kompanive të ndryshme.

  • Informoheni rregullisht për projektet e ndryshme ekonomike që ndodhin në vendet tona të origjinës dhe në Austri.

  • Bëheni pjesë e udhëtimeve tona grupore që kanë karakter ekonomik, duke hapur mundësitë për bashkëpunime me kompani tjera por edhe për mundësi investimesh dhe rritje të ndërmarrjes tuaj.

  • Ndërmarrja juaj vazhdimisht reklamohet në webfaqen e Rrjetit dhe në rrjetet sociale.

  • Bëheni pjesë e panairit tonë të përvitshëm: ku afaristët shqiptarë që veprojnë në Austri prezentojnë punën e tyre para publikut dhe njëri – tjetrit.

  • Keni mundësi të ndihmoni apo financoni organizatat e ndryshme kulturore/sportive në mënyrë grupore, përmes Rrjetit.

  • Në shërbime të caktuara do të mund të merrni oferta të ndryshme lirimesh.

  • Merrni pjesë në konferenca ekonomike.

  • Merrni shërbimet e projektit të Mentorimit: ku do të mbikqyreni, udhëhiqeni dhe udhëzoheni nga një afaristë i suksesshëm apo trajnues për ta zhvilluar dhe zgjeruar biznesin tuaj.