Me 3 qërshor u krijua zyrtarisht dega e Rrjetit te Bizneseve Shqiptare në Austri, në rajonin e Tirolit. Kryetar i kesaj dege të RrBSHA-se u zgjodh: Ajet Tahiri, nënkryetar Xhevdet Mehmeti dhe sekretare Lisa Vuljaj.
Dega e Tirolit u krijua pas një pune të vazhdueshme të muajve të fundit të afaristëve shqiptarë atje dhe vizitave që kryesia e Rrjetit i bëri në këtë zonë.
Gjithashtu, u zgjodhën edhe dy anëtaret e kryesisë për dy nënzonat e Tirolit: Fadil Pejani per Oberland dhe Bashkim Lugina për Unterland.
Kryetari i sapo zgjedhur ka thënë se tashme veç i ka menduar egzekutimin e tri ideve të cilat do të shërbenin për intensifikin e bashkëpunimit brenda anëtarëve të Rrjetit.
Ndërsa kryetari Yll Blakaj u shpreh i kënaqur që afaristët e këtij rajoni e pelqyen idenë e bashkepunimit dhe qëllimin e Rrjetit si dhe i informoj ata me hapat që duhet ndjekur tutje pėr të rritur bashkëpunimet mes vete dhe me pjesën tjetër të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Diasporës tonë.